Russell fiton garën sprint në Montreal, në podium ngjiten edhe Norris e Antonelli, dobët Ferrari
23 Maj 2026 18:46 Telesport Piloti George Russell me Mercedes fitoi mbrëmjen e së shtunës garën sprint të zhvilluar në pistën e Montreal, në Kanada. Një garë që piloti britanik e nisi nga “pole” dhe e ruajti kryesimin deri në fund, në një duel të flortë me shokun e tij të skuadrës Kimi Antonelli. Italiani u rendit në vendin e tretë me makinën tjetër Mercedes, në një garë ku doli tri herë nga pista. Dy herë duke dueluar me Russell dhe një herë me Lando Norris. Britaniku i McLaren përfitoi nga kjo situatë, duke hyrë mes dy makinave Mercedes dhe u klasifikua në vendin e dytë. Në vendin e katërt doli makina tjetër McLaren e Oscar Piastri. Ai arriti të parakalojë në xhiron e parafundit...
Burimi:
telesport.al