Rudi Garcia i ka idetë e qarta: Nëse bëjmë vetëm këtë gjë në fushë, Spanja do të na eliminojë

Rudi Garcia i ka idetë e qarta: Nëse bëjmë vetëm këtë gjë në fushë, Spanja do të na eliminojë

Belgjika do të përballet sonte me Spanjën në një çerekfinale që premton shumë. Sigurisht që Spanja shihet si favoritja kryesore për të shkuar në gjysmëfinale, por Belgjika ka treguar këtë Botëror që është një ekip i konsoliduar dhe mund të vërë në vështirësi çdo kundërshtar. Trajneri i belgëve, Rudi Garcia, nuk e fsheh respektin dhe vlerësimin e madh për Spanjën, por nuk i përjashton aspak shanset e Belgjikës për të arritur në gjysmëfinale. Garcia i ka idetë e qarta, nëse Belgjika do të luajë vetëm në mbrojtje, është e sigurt që Spanja do t’i eliminojë. “Ne nuk do të mbrohemi vetëm; nëse e bëjmë këtë gjë, ata do të na eliminojnë. Ne mund të shënojmë gola, e kemi provuar këtë. Ne kemi shanset tona. Shumë...