Rrufe në qiell të hapur, Partizani shkarkon trajnerin tre javë para fundit të sezonit. Reagon Kërnaja: Faleminderit…

Rrufe në qiell të hapur, Partizani shkarkon trajnerin tre javë para fundit të sezonit. Reagon Kërnaja: Faleminderit…

Tre javë para përfundimit të sezonit të rregullt, Partizani ka shkarkuar trajnerin Oltijon Kërnaja për shkak të rezultateve të dobëta të javëve të fundit. “FK Partizani zyrtarizon mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Oltijon Kërnaja. Largimi vjen pas rezultateve zhgënjyese që ekipi ka rregjistruar së fundmi çka ka kompromentuar ndjeshëm objektivat e klubit. Partizani dëshiron të falënderoj Oltijon Kërnajën për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe në drejtimin e ekipit , duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në të ardhmen. Përgjatë pjesës së mbetur të këtij sezoni ekipi do të drejtohet nga stafi teknik aktual, pjesë e të cilit është edhe drejtori sportiv Agim Ibraimi”, shkruhet në faqen zyrtare të klubit të kuq. Nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur reagimi i Kërnajës, i cili zgjedh...