“Rrufe në qiell të hapur”/ Partizani nuk ‘kapërdin’ humbjen në derbi, ja kush largohet
Partizani largon trajnerin Oltijon Kërnaja. Lajmi i papritur është njoftuar nga vetë klubi i kuq vetëm pak çaste më parë, ndërsa ekipi po përgatitej për sfidën e kësaj fundjave me Flamurtarin. Të kuqtë kanë pësuar një tjetër tronditje, duke qenë vetëm tri javë larg fundit. Humbja në derbin me Tiranën nuk u kapërdi, duke bërë që bardheblutë të sjellin shkarkimin e dytë të një trajneri te Partizani brenda sezonit. “Demat” kanë regjistruar 3 humbje e 3 barazime në 6 ndeshjet e fundit, rezultate të cilat kanë kompromentuar objektivat e klubit “FK Partizani zyrtarizon mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Oltijon Kërnaja. Largimi vjen pas rezultateve zhgënjyese që ekipi ka rregjistruar së fundmi çka ka kompromentuar ndjeshëm objektivat e klubit. Përgjatë pjesës së mbetur të këtij sezoni...
Burimi:
sot.com.al