Rregulli për aktivizimin e lojtarëve të rinj, Bushi: Një hap i rëndësishëm për klubet dhe ekipet kombëtare

Rregulli për aktivizimin e lojtarëve të rinj, Bushi: Një hap i rëndësishëm për klubet dhe ekipet kombëtare

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar rregullin për aktivizimin e detyrueshëm të lojtarëve të rinj në kampionatet kombëtare, i cili do të hyjë në fuqi duke nisur nga sezoni sportiv 2026–2027. Vendimi synon t’u japë më shumë hapësirë futbollistëve të rinj, të forcojë rolin e akademive dhe të krijojë një bazë më të gjerë për ekipet kombëtare. Në një prononcim për fshf.org, trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, e vlerësoi këtë vendim si një hap strategjik për zhvillimin e futbollit shqiptar, duke theksuar se ai do të sjellë përfitime si për klubet, ashtu edhe për ekipet kombëtare. “Mendoj se është një vendim i mirëmenduar, një vendim strategjik që ndihmon klubet, të rinjtë, akademitë dhe, patjetër, edhe Federatën e Futbollit. Mendoj se tani...