Ronaldo dhe prapaskena e vitit 2018: “Mund të transferohej te Milani, kishte thënë po. Pastaj…”
26 Qershor 2026 7:18 Alfred Lleshi Cristiano Ronaldo ishte shumë pranë transferimit te Milani në vitin 2018. Zbulimin e ka bërë ish-drejtori sportiv i kuqezinjve, Massimiliano Mirabelli, në një intervistë për Carlo Pellegatti. “Pronësia kineze e klubit na kërkoi të bënim një goditje të madhe në merkato. Në atë periudhë, Cristiano Ronaldo po përballej me probleme fiskale dhe kishte vështirësi te Real Madridi. Gjatë finales së Cardiff-it, Juventus–Real Madrid, u takuam me Jorge Mendes. Përgatitëm një propozim që e tërhoqi Cristiano Ronaldon. Ai donte të fitonte ‘Europa League’ dhe ishte jashtëzakonisht i motivuar për këtë. Kishim arritur marrëveshje për gjithçka; me Real Madridin dhe Jorge Mendes sa i përket lojtarit. Gjithçka ishte gati, por në fund transferimi dështoi, sepse pronarët kinezë u tërhoqën. Real Madridi...
Burimi:
telesport.al