Ronaldo dhe ekipi zhgënjejnë në ndeshjen e parë, Portugalia barazon me Republikën Demokratike të Kongos

Ronaldo dhe ekipi zhgënjejnë në ndeshjen e parë, Portugalia barazon me Republikën Demokratike të Kongos

Portugalia e ka nisur në mënyrë zhgënjyese Botërorin 2026, duke barazuar 1-1 me Republikën Demokratike të Kongos. Sfida e luajtur në Houston nisi mjaft mirë për luzitanët, me Joao Neves që shënoi që në minutën e 6’, duke e bërë të dukej një ndeshje e lehtë në letër për të besuarit e Roberto Martinez. Gjithsesi, afrikanët reaguan në mënyrën më të mirë, duke barazuar në fundin e pjesës së parë me Ëissa. Në pjesën e dytë, Ronaldo shpërdoroi dy raste të mira për të shënuar, por pa mundur të gjente rrjetën. Kështu, Portugalia e nis me barazim aventurën në Botërorin 2026, duke lënë shumë mbresa te tifozët. Rezultati: Portugali 1-1 R.D. Kongo Neves 6′ / Wissa 45+5′ Ngjarjet Kryesore: 90+5′ Mbyllet sfda në barazim 1-1!...