Rice: Tani duam edhe Champions League, kjo është një mundësi e madhe për Arsenal

Rice: Tani duam edhe Champions League, kjo është një mundësi e madhe për Arsenal

26 Maj 2026 9:50 Telesport Tek Arsenal kanë arkivuar titullin kampion në Premier League dhe ka nisur puna për finalen e Champions League. “Topçinjtë” do të luajnë ndaj PSG dhe për mesfushorin Declan Rice kjo është një mundësi e artë për të fituar dy trofe. “Jemi përqendruar plotësisht te PSG, sepse kemi një mundësi të madhe. Ne e duam atë trofe. Ne duam dopietën. Duam të shtyjmë në maksimum për këtë trofe. Jam i sigurt se do të ia vlejnë të gjitha sforcot“, tha Rice, që zbulon disa momente të rëndësishme në momentet delikate të sezonit. “Pati disa takime që u zhvilluan si grup, pa stafin, vetëm si lojtarë. Ne thjesht folëm hapur për mënyrën se si ndihemi dhe çfarë është e arritshme. Kjo ishte...