Renditja e FIFA-s, Spanja “parakalon” Argjentinën, Gjermania mbetet jashtë “TOP 10”
Triumfi në Kupën e Botës 2026 i ka rikthyer Spanjës edhe fronin e futbollit botëror. Pas fitores 1-0 ndaj Argjentinës në finalen e Botërorit, “La Roja” ngjitet në vendin e parë të renditjes më të fundit të FIFA-s, duke lënë pas pikërisht argjentinasit, të cilët zbresin në pozicionin e dytë. Botërori ka sjellë ndryshime edhe në pjesën tjetër të klasifikimit. Brazili dhe Maroku fitojnë nga një pozicion dhe parakalojnë Portugalinë, ndërsa Belgjika ngjitet në vendin e tetë përpara Holandës. Në dhjetëshen më të mirë rikthehet edhe Meksika, për herë të parë që nga marsi i vitit 2022, ndërsa Gjermania mbetet jashtë Top 10. Jashte “top 10” mbetet sërish edhe 4 herë kampionët e botës Italia Renditja e re e FIFA-s konfirmon dominimin e Spanjës, e...
Burimi:
gijotina.com