Rekord me 15 pritje, portieri i Kuraçaos: Pres të më ngrenë një statujë në vendin tim
Kuraçao ka arritur një rezultat historik. Kombi më i vogël në Kupën e Botës mori një barazim 0-0 ndaj Ekuadorit. Merita kryesore këtu i takon Eloi Rumit. Portieri i Kuraçaos realizoi 15 pritje, duke i shkuar fare pranë rekordit prej 16 pritjesh të Tim Hauardit, megjithëse në këtë rast përfshihet edhe koha shtesë. Gardiani i Kuraçaos ka thënë me buzëqeshje se i vjen keq që nuk e theu rekordin, por nga ana tjetër ka shtuar me humor se pret t’i kushtohet një statujë në vendin e tij. “Është për të ardhur keq, por jam ende krenar, sepse mendoj se ai vuajti pak nga televizori… Megjithatë, pres që të më ngrenë një statujë në Kuraçao. Emocioni? I madh. Jam i hutuar, kam kaq shumë gjëra në...
Burimi:
sportekspres.com