Reijnders: Do të jem gjithmonë i lidhur me Milanin, nuk do t’i harroj kurrë 2 vitet si kuqezi
22 Qershor 2026 9:28 Alfred Lleshi I angazhuar me Holandën në Kupën e Botës, Tijjani Reijnders foli për “Gazzetta dello Sport” mbi Serie A dhe kujtimet e tij te Milani: “Jam shumë i lidhur me Milanin. Kuqezinjtë janë dhe do të mbeten gjithmonë në zemrën time. Ishin dy vite fantastike, gjatë të cilave mësova shumë dhe u rrita si në fushë, ashtu edhe si njeri. Nuk do t’i harroj kurrë”. A e keni takuar Ibrahimovic?E kam parë që është këtu në SHBA, por ende nuk jemi parë dhe as kemi folur. Nëse do ta takoj, do ta përqafoj me shumë kënaqësi. A prisnit që Malen t’i kishte këto vështirësi?Ai është sulmuesi ynë. Atë që bëri ndaj Romës e kanë parë të gjithë. Kam luajtur në...
Burimi:
telesport.al