Real Madridi kërkon Rodrin, presidenti Perez “hap derën” pas kërkesës së Mourinho
22 Korrik 2026 13:16 Alfred Lleshi Sipas “Marca”, Real Madrid kërkon Rodrin. Mediat spanjolle raportojnë se “Los Blancos” janë shumë të interesuar për mesfushorin e Manchester City, me kërkesë të drejtpërdrejtë nga José Mourinho. Madje, sipas burimit, klubi dhe lojtari kanë arritur tashmë një marrëveshje për shifrat dhe kohëzgjatjen e kontratës. Kapiteni i Spanjës kampione bote ka kontratë me “qytetarët” deri më 30 qershor 2027. Aktualisht nuk ka negociata mes Manchester City dhe Real Madridit, por situata mund të ndryshojë shpejt për një transferim spektakolar veror, edhe sepse Florentino Pérez thuhet se ka dhënë miratimin për afrimin e mesfushorit fenomenal. Për Rodrin do të ishte një rikthim në kryeqytetin spanjoll, por duke ndërruar krah. Ai ka luajtur 6 vite në akademinë e Atlético Madridit dhe...
Burimi:
telesport.al