“Real Madrid ka transferuar një fenomen, inteligjenca e tij në fushë është e jashtëzakonshme”

“Real Madrid ka transferuar një fenomen, inteligjenca e tij në fushë është e jashtëzakonshme”

21 Korrik 2026 19:49 Telesport Ish-trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, me të cilin luzitanët fituan Euro 2016, ka përgëzuar Real Madridin për transferimin e Bërnard Silva, duke e cilësuar këtë të fundit si fenomen. “Si futbollist, të gjithë e njohin tashmë. Ai ka cilësi të jashtëzakonshme dhe e sheh lojën si shumë pak lojtarë në botë. Në një nivel personal dhe njerëzor, ai është një nga futbollistët më të mirë që kam takuar në të gjithë karrierën time. Real Madridi ka nënshkruar një fenomen në çdo kuptim të fjalës. Ai është një lojtar jashtëzakonisht i fortë teknikisht, me një inteligjencë të madhe dhe taktikisht i jashtëzakonshëm. Ai e kupton lojën shumë mirë dhe mund ta lexojë në mënyrë të përsosur çdo situatë ndeshjeje. Ai gjithmonë...