Diego Simeone rrëfehet në 360 gradë: Nuk synoj rekordin e Wengerit, Fergusonit apo askujt tjetër

Diego Simeone rrëfehet në 360 gradë: Nuk synoj rekordin e Wengerit, Fergusonit apo askujt tjetër

Diego Pablo Simeone, pranë 15 viteve në stolin e Atlético Madridit, ka dhënë një intervistë për “L’Équipe”, ku ka analizuar rrugëtimin e tij te klubi madrilen. Pothuajse 15 vite te Atlético – “Sigurisht që mund të përshtatesh dhe të rishpikësh veten; është e nevojshme të qëndrosh në të njëjtin vend për kaq shumë vite. Edhe mua më është dashur ta rindërtoj skuadrën shumë herë, duke u bazuar te cilësitë e lojtarëve që janë bashkuar me ne”. Debati për stilin  e lojës – “Në thelb, besoj se të gjithë trajnerët kemi një ide të përbashkët, të gjithë duam të fitojmë. Pastaj është debati i famshëm mes atyre që sulmojnë më shumë dhe atyre që sulmojnë më pak. Personalisht, do të doja të shihja nëse ata që...