Qëndrimi/ Presidenti i La Ligës akuza të forta FIFA-s dhe Infantinos

Qëndrimi/ Presidenti i La Ligës akuza të forta FIFA-s dhe Infantinos

Menjëherë sapo është mbyllur Botërori, kanë dalë në sipërfaqe kritikat për mënyrën se si drejtohet futbolli ndërkombëtar. Kështu, presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ka kritikuar ashpër FIFA-n dhe presidentin e saj, Xhani Infantino, duke thënë se mënyra aktuale e drejtimit po e dëmton futbollin. Tebas ka kërkuar largimin e Infantinos nga posti i presidentit të FIFA-s. Ai ka shprehur shqetësim për zgjerimin e garave dhe ngarkesën e shtuar, duke pretenduar se prioritetet ekonomike po vendosen mbi zhvillimin e qëndrueshëm të sportit. “Duhet të largohet, ka ardhur momenti. Por ai ka mbështetjen e sistemit dhe të federatave. Në Shtetet e Bashkuara kam dëgjuar shumë njerëz që janë kundër Infantinos dhe nuk pajtohen me mënyrën se si ai po vepron”, ka thënë Tebas. Ditët e fundit...