PSG shkruan histori në Francë, rivali i tyre sivjet akuzon direkt Katarin (VIDEO+FOTO)

PSG shkruan histori në Francë, rivali i tyre sivjet akuzon direkt Katarin (VIDEO+FOTO)

Nuk kishte edhe aq shumë dyshime por duhet thjesht matematika dhe ajo ka ardhur sonte! Paris Saint-Germain ka siguruar titullin e pestë radhazi në Ligue 1 – për herë të parë në historinë e klubit – pas fitores 2-0 ndaj Lensit në “Stade Bollaert-Delelis”, në duelin direkt me ndjekësit më të afërt. Ndeshja ishte e shoqëruar me polemika që para fillimit, pasi Lens kishte shfaqur pakënaqësi për shtyrjen e mëparshme të përballjes, e cila i dha PSG-së më shumë kohë për t’u përgatitur për ndeshjen kthyese të çerekfinales së Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit. Pankarta e tifozëve të Lens kundër PSG-së: “Nasser po e vret Ligue 1” dhe “Katari po e vret futbollin francez”. Lens e nisi më mirë takimin dhe krijoi rastet e para....