PSG nuk e fitoi dot Champions-in me Messi, Neymar dhe Mbappé. Ja pse dështuan, sipas Pochettino

PSG nuk e fitoi dot Champions-in me Messi, Neymar dhe Mbappé. Ja pse dështuan, sipas Pochettino

5 Maj 2026 12:22 Alfred Lleshi Ka pasur një periudhë kur PSG kërkonte pa sukses Champions League, duke afruar lojtarët më të mirë si Messi, Neymar dhe Mbappé, por pa arritur sukses. Mauricio Pochettino, aktualisht trajner i SHBA, shpjegoi për “We Are The Overlap” pse Messi dhe Mbappé nuk funksionuan së bashku: “Messi donte ta ndërtonte aksionin nga mbrapa, ngadalë, me kombinime dhe pasime, sepse ka cilësinë të kontrollojë topin dhe të driblojë një, dy, tre lojtarë. Nga ana tjetër, Mbappé kërkonte hapësirë dhe vrap në thellësi. Nëse luanim në thellësi dhe e rikuperonim topin, kërkonte hapësirë. Bëhej fjalë t’ia jepje topin dhe ta lije të vraponte. Kur luanim për Messin, Mbappé thoshte: Pika ime e fortë është vrapi. Nëse luanim për Mbappé, nuk mund të...