Ancelotti refuzoi ta braktiste Brazilin: Ja pse i thashë “jo” ofertës për trajner të Italisë

Ancelotti refuzoi ta braktiste Brazilin: Ja pse i thashë “jo” ofertës për trajner të Italisë

30 Korrik 2026 12:20 Alfred Lleshi Carlo Ancelotti ka shpjeguar arsyet pse refuzoi drejtimin e Italisë, edhe pse ishte një nga kandidatët për stolin e axurrëve, përpara se FIGC të emëronte Roberto Manvinin si trajner të ri. Në një intervistë për ESPN, ish-trajneri i Real Madridit deklaroi: “Nuk ishte problem kontrata, nuk ishte kjo arsyeja. Mora këtë vendim sepse kam një angazhim me Federatën Braziliane dhe sepse ky vend më ka pritur jashtëzakonisht mirë gjatë vitit tim të parë. Dua të qëndroj këtu dhe sigurisht falënderoj Federatën Italiane, por mendoj se është e drejtë të mbetem aty ku jam pritur kaq mirë dhe ku më është dhënë mundësia të punoj”. Ancelotti do të vazhdojë në stolin e Brazilit, me të cilin ka kontratë deri në korrik...