Xhon Stons kryen vizitat mjekësore te Inter…dhe niset me pushime
Ndërsa pret të përfundojë pushimet e tij pas Kupës së Botës, mbrojtësi anglez Xhon Stons mbërriti në Milano këtë mëngjes (pak pas orës 9:00 të mëngjesit) për t’iu nënshtruar vizitave të zakonshme mjekësore. Ai do të jetë shtimi i parë në mbrojtjen e Kivu-së, ndërsa pret dhe Romeron, i cili me gjasë niset për te Totenhem në Premier League. “Jam shumë i lumtur, shihemi së shpejti”, janë fjalët e para të Stons. Pas vizitave mjekësore, ai do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare prej 4 milionë eurosh deri në vitin 2028. Ky është një nënshkrim i rëndësishëm, pasi 32-vjeçari nuk do të jetë menjëherë në dispozicion. Mbrojtësi i përvojës së madhe nuk do të jetë në turne, por do të ketë disa ditë të tjera pushimesh...
Burimi:
sportiim.al