Dorëhiqet Edi Hau, Njukasëll ka gati gjermanin e Al-Ahli
E papritur te Njukasëll. Edi Hau nuk është më trajneri i ekipit të parë të Njukasëll. Vendimi i tij për të dhënë dorëheqjen ka të ngjarë të lidhet edhe me humbjen e djeshme 4-1 në miqësoren ndaj Bristol Sitit. Sipas shtypit anglez, mundësia e një ndarjeje ishte shqyrtuar tashmë nga tekniku më herët. Edi Hau, tani 48 vjeç, ishte zëvendësuesi i Stiv Brus në 2021 teksa sheikët e klubit i vendosën asokohe objektivin e shmangies së rënies nga Premier League. I’a doli dhe më pas shkroi historinë e tij me bardhezinjtë. Ndërkaq trajneri i Al-Ahli, Mathias Jaissle, pritet ta zëvendësojë atë. Klubi saudit nuk do t’i dalë pengesë pas dy titujve radhazi të Ligës së Kampionëve të AFC-së. Kontrata e Jaissle përmban një klauzolë lirimi./Sportiim.al/...
Burimi:
sportiim.al