“Ibra nuk punon për Milanin, pas Argjentinë-Angli i dërgova një mesazh Amorimit…”

“Ibra nuk punon për Milanin, pas Argjentinë-Angli i dërgova një mesazh Amorimit…”

Gjatë aktivitetit të “Wall Street Journal Sports Event”, pronari i Milanit, Gerry Cardinale, foli për projektin kuqezi dhe rolin e Zlatan Ibrahimovic: “Ne i lëmë faktet të flasin. Zlatan ka qenë këtu 40 ditët e fundit dhe, që nga fundi i sezonit, kemi bërë punën e 6 muajve. Po përpiqemi të rivendosim kulturën e klubit. Këtë vit Zlatani më pyeti: Çfarë përfaqësojmë? Nuk dija si t’i përgjigjesha, sepse nuk përfaqësojmë asgjë. Kur morëm Milanin, klubi sapo kishte fituar titullin. Pas Berlusconit pati vështirësi, kaloi te kinezët që falimentuan, më pas tek Elliott dhe në fund e blemë ne. Edhe fakti që Italia humbi Botërorin e tretë radhazi lidhet me këtë rënie. Kur prezantuam Amorim i thashë se duam të luajmë për të fituar, jo për...