PSG i shtohet garës për shokun e Muçit, i cili po shkëlqen këtë Botëror. Chelsea ofroi 40 mln euro…
24 Qershor 2026 18:32 Telesport PSG i është shtuar listës së shumë klubeve që duan mesfushorin nga Bregu i Fildishtë, Christ Inao Oulaï. 20-vjeçari u transferua verën e kaluar nga Bastia te Trabzonspor për 5.5 milionë euro, ndërsa sot vlen të paktën mbi 40 milionë euro. Por, vlera e tij mund të rritet akoma edhe më shumë, pas paraqitjeve të fundit në Botëror. Christ Inao Oulaï ka pasur dy perfomanca shumë të mira në dy ndeshjet e para në Botëror, në fitoren 1-0 ndaj Ekuadorit dhe në humbjen 2-1 ndaj Gjermanisë. 20-vjeçari konsiderohet si një mesfushor tejet premtues dhe jo më kot ndiqet nga shumë klube të mëdha. Klubi i fundit që është futur në garë për mesfushorin është edhe PSG, përveç klubeve të tjera...
Burimi:
telesport.al