Priten tensione të mëdha/ Francë-Marok alarmon gjithë Parisin, masa të jashtëzakonshme sigurie për ndeshjen

Priten tensione të mëdha/ Francë-Marok alarmon gjithë Parisin, masa të jashtëzakonshme sigurie për ndeshjen

Parisi po përgatitet për një mbrëmje me masa të shtuara sigurie përpara çerekfinales së Kupës së Botës mes Francës dhe Marokut. Autoritetet franceze e kanë cilësuar sfidën si me rrezik të lartë, duke vendosur një plan të posaçëm për të parandaluar trazirat dhe incidentet në rrugët e kryeqytetit. Sipas Le Parisien, Prefektura e Policisë ka autorizuar përdorimin e dronëve të sigurisë për monitorimin e qytetit gjatë mbrëmjes, ndërsa dekreti për masat e jashtëzakonshme do të hyjë në fuqi nga ora 21:00, një orë përpara nisjes së ndeshjes. Autoritetet kanë ndaluar përdorimin e mjeteve piroteknike dhe fishekzjarrëve, ndërsa Champs-Élysées, zona ku në të kaluarën kanë ndodhur përplasje dhe akte vandalizmi gjatë festimeve sportive, do të jetë nën mbikëqyrje të rreptë. Disa biznese kanë vendosur barriera mbrojtëse...