Presidenti i klubit italian “vuan” dëmtimin e lojtarit shqiptar: Humbëm cilësi gjatë rrugës

Presidenti i klubit italian “vuan” dëmtimin e lojtarit shqiptar: Humbëm cilësi gjatë rrugës

Presidenti i Leçes ka folur në “Gran Gala del Calcio”. Ai ka komentuar ecurinë e klubit të tij në këtë sezon. Damiani ka thënë ndër të thera se skuadra humbi cilësi përgjatë sezonit. Këtu ai thekson dëmtimin e mesfushorit shiqiptar, .edon Berisha, si edhe të Sotilit e Kamardës. “Ne jemi një ekip që nuk është frenuar kurrë. Ndoshta kemi humbur cilësi gjatë rrugës për shkak të lëndimeve , do ta themi pak këtë , por e humbëm Berishën për të gjithë sezonin shumë herët, si dhe Sotilin dhe Kamardën. Kështu që është një ekip që në një moment të caktuar iu desh ta bënte domosdoshmërinë një virtyt”, ka thënë Saverio Damiani./Sport Ekspres/