Presidenti Duka pritet në takim nga Kryetari i Bashkisë Lezhë, Ndreu & SHRFL. Fokusi, zhvillimi i futbollit & infrastruktura sportive
Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një vizitë në Lezhë, ku u prit në një takim nga Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu e ku morën pjesë edhe Kryetari i Shoqatës Rajonale të Futbollit Lezhë, Kristian Gjidodaj, Presidenti i KF Besëlidhja, Pjerin Fusha, si edhe specialistë të futbollit lezhjan. Gjatë takimit, që u zhvillua në ambientet e SHRFL nën moton “Së bashku për zhvillimin e futbollit lezhjan”, u diskutua mbi zhvillimin e futbollit në rajonin e Lezhës, mbështetjen për talentet e reja, si edhe projektet infrastrukturore që synojnë përmirësimin e kushteve për ekipet dhe akademitë sportive. Presidenti Duka vlerësoi kontributin e futbollit lezhjan ndër vite dhe theksoi rëndësinë që ka ky rajon për zhvillimin e futbollit shqiptar. “Lezha është një nga rajonet që...
Burimi:
sportekspres.com