Slot shprehet i bindur: Besoj se do të jem në stolin e Liverpoolit edhe sezonin e ardhshëm
Arne Slot mori drejtimin e Liverpoolit në vitin 2024 dhe ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2027. Megjithatë, përflitet se drejtuesit e klubit nuk janë plotësisht të kënaqur me performancën e skuadrës gjatë këtij sezoni dhe nuk kanë ndërmend t’i ofrojnë atij një rinovim të parakohshëm. Ndërkohë, vazhdojnë të qarkullojnë thashetheme se ai mund të zëvendësohet nga Xabi Alonso, i cili u shkarkua së fundmi nga stoli i Real Madridit. Pavarësisht zërave, trajneri 47-vjeçar holandez beson se do të vazhdojë projektin e tij në “Anfield”. Ai deklaroi: “Kam të gjitha shenjat për të besuar se do të jem në stolin e Liverpoolit sezonin e ardhshëm. Kam një kontratë në fuqi dhe drejtuesit nuk më kanë dhënë asnjë sinjal të ndryshëm në lidhje me...
Burimi:
top-channel.tv