Ndryshon pankina e Burnley, trajneri i ri i Armando Brojës është…Michael Jackson

Ndryshon pankina e Burnley, trajneri i ri i Armando Brojës është…Michael Jackson

Michael Jackson do të jetë trajneri i përkohshëm i Armando Brojës te skuadra e Burnley. Duket si një shaka, por është e vërtetë, Michael James Jackson është caktuar të drejtojë përkohësisht skuadrën për ndeshjet e mbetura të Premier League duke marrë vendin e Scott Parker. Klubi i Burnley doli me një komunikatë për shtyp ku bëri të ditur zgjidhjen e kontratës në mënyrë konsensuale me Scott Parker pas rënies matematikisht të Burnley në Championship. Michael Jackson në sezonin 2021/22 ka qenë trajner i skuadrës U23 dhe më pas në 2022/23 ka qenë bashkëpunëtor i Vincent Kompany. Trajneri i komanduar i Burnley do të bëjë debutimin e tij në pankinë si trajner i parë në ndeshjen me Leeds, ndërkohë që klubi anglez tashmë ka nisur kërkimet...