Kaos gjatë festimeve të Arsenalit në rrugët e Londrës, raportohen 6 therje me thikë dhe tre të arrestuar për përdhunim
Festimet për titullin kampion të Arsenalit në rrugët e Londrës janë shoqëruar me incidente të shumta dhune, duke çuar në arrestimin e 24 personave dhe hapjen e disa hetimeve nga Policia Metropolitane. Sipas policisë londineze, gjatë paradës së organizuar për festimin e titullit të parë të Premier League pas 22 vitesh, u raportuan gjashtë raste therjeje me thikë në zonën ku zhvillohej aktiviteti. Një i ri rreth të njëzetave u transportua në spital në gjendje kritike dhe me rrezik për jetën, por autoritetet bëjnë me dije se gjendja e tij tashmë është stabilizuar. Policia arrestoi gjithashtu tre persona nën dyshimin për sulm seksual, ndërsa një tjetër u ndalua për plagosje të rëndë pas një sulmi që shkaktoi dëmtime serioze në kokë. Dhuna preku edhe efektivët...
Burimi:
top-channel.tv