“Premier League është e pamëshirshme, do të përqendrohemi te sfida e radhës ndaj Liverpool”
6 Maj 2026 11:00 Telesport Trajneri i përkohshëm i Chelsea, Calum McFarlane, kërkon që skuadra të lërë pas krahëve humbjen e turpshme 1-3 në shtëpi ndaj Notingham Forest, duke u fokusuar te sfida e radhës, ajo në “Anfield” ndaj Liverpool. “Mënyra se si u pranuan dy golat na ka kthyer vërtet prapa. Tani kemi një mal për t’u ngjitur. Nuk mund ta bësh këtë në këtë nivel, veçanërisht kundër një skuadre që po lufton për mbijetesën”, tha trajneri i Chelsea. “Premier League është një kampionat i pamëshirshëm, është një nivel vërtet i lartë. Nuk mund t’i fillosh ndeshjet ashtu siç i nisëm në Premier League kundër një skuadre me cilësinë e Forest”, shtoi trajneri i “blues”. Më tej, McFarlane tha: “E tëra çfarë mund të...
Burimi:
telesport.al