“Predha” e Mbape…, goli i 3-1 arriti shpejtësinë 121 km/h. I dyti më i fuqishëm në Botërorin 2026

“Predha” e Mbape…, goli i 3-1 arriti shpejtësinë 121 km/h. I dyti më i fuqishëm në Botërorin 2026

18 Qershor 2026 10:12 Alfred Lleshi Kylian Mbape la menjëherë gjurmë në debutimin e Francës në Botërorin 2026, duke udhëhequr “Les Bleus” drejt fitores 3-1 ndaj Senegalit. Pas një sezoni të lodhshëm me Real Madridin dhe mes kritikave, kapiteni francez u përgjigj në fushë me një dopietë historike. Me dy golat e shënuar, 27-vjeçari kaloi Olivier Giroud dhe u bë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares franceze me 58 gola. Gjithashtu, ai barazoi Gerd Müller me 14 gola në historinë e Kupës së Botës dhe tani ndodhet vetëm dy gola larg rekordit absolut prej 16 golash, të cilin e mbajnë Lionel Messi dhe Miroslav Klose. Mbas golit të parë, të realizuar pas asistit të Olise, kapiteni vulosi fitoren në kohën shtesë me një...