Plas në prag të finales së Champions/ Tifozët e Arsenalit sulmohen nga huliganët e PSG
Sot(30 maj) do të luhet finalja e Ligës së Kampioneve. Një ndeshje historike, pasi për herë të parë vendosen përballë PSG dhe Arsenal. Ky takim do të nisë në orën 18:00, ndërsa në prag janë regjistruar përplasje të dhunshme mes tifozëve. Rreth 30 huliganë nga PSG sulmuan një bazë me 30 tifozë të Arsenalit. Francezët raportohen “fitimtarët” e kësaj përplasje në rrugët e Budapestit. Finalet europiane gjithmonë sjellin përplasje të tilla. Kjo për shkak të huliganëve që përfitojnë nga rasti për të udhëtuar. PSG konsiderohet paksa më favorit për të fituar trofeun e dytë radhazi nën drejtimin e Luis Enrikes. Arsenali i Mikel Artetës kërkon të jetë surpriza.
Burimi:
sot.com.al