Pistë maratone buzë liqenit të Ohrit, 550 atletë nga mbi 30 vende marrin pjesë në garën ndërkombëtare të Pogradecit
Mbi 550 vrapues nga më shumë se 30 vende të botës morën pjesë në edicionin e katërt të Maratonës Ndërkombëtare “Enkelana”, e organizuar në qytetin e Pogradecit. Eventi sportiv mblodhi atletë profesionistë dhe amatorë, të cilët garuan në dy disiplina, 21 dhe 11.5 kilometra, përgjatë itinerarit panoramik buzë Liqenit të Ohrit.Në garën e 21 kilometrave, vendin e parë për meshkuj e fitoi Tirron Mamusha nga Kosova, ndërsa në kategorinë e femrave triumfoi Gresa Bakraçi. Të dy fituesit vlerësuan nivelin e organizimit dhe veçantinë e itinerarit, duke e cilësuar Maratonën “Enkelana” si një aktivitet me standarde ndërkombëtare. Në kategorinë e 11.5 kilometrave, fitues për meshkuj u shpall Albert Abazi nga Kërçova, ndërsa te femrat vendin e parë e mori atletja shqiptare Kristina Pura. Pas përfundimit të...
Burimi:
javanews.al