Pirlo shumë pranë pankinës “axurre”
Andrea Pirlo pritet të jetë trajneri i ri i kombëtares italiane. Mediat italiane raportojnë se Federata Italiane e Futbollit ka zgjedhur “Profesorin” si njeriun që do të ringrejë edhe njëherë në majë “Axurrët”. Sipas mediave italiane, marrëveshja me Pirlon është në fazën finale dhe kanë mbetur vetëm detajet e fundit për t’u mbyllur. Kontrata e parashikuar është 4-vjeçare, me një pagë rreth 1.5 milionë euro në sezon. Drejtuesit e Federatës kanë vendosur t’i besojnë një figure të njohur të futbollit italian, me synimin për të ndërtuar një projekt afatmesëm dhe afatgjatë për kombëtaren, pas disa rezultateve zhgënjyese në vitet e fundit. Vendimi për Pirlon erdhi pasi u mbyll pista e Pep Guardiolës. Trajneri katalanas refuzoi ofertën për të marrë drejtimin e Italisë, duke zgjedhur të...
Burimi:
vizionplus.tv