Barcelona parakalon Milanin dhe është afër përforcimit të bujshëm në mbrojtje

Barcelona parakalon Milanin dhe është afër përforcimit të bujshëm në mbrojtje

23 Gusht 2026 16:01 Telesport Goncalo Inacio u la jashtë skuadrës së Sporting Lisbon për ndeshjen e tyre të ligës kundër Alverca të shtunën në mbrëmje, duke shtuar gjithmonë e më shumëmzërat për largimin e qendërmbrojtësit këto ditë të fundit të merkatos. Për qendërmbrojtësin 24-vjeçar ka interes konkret nga Milan dhe Barcelona, por sipas Diario Sport, katalanasit janë më afër portugezit. Sporting Lisbon kërkon 40 milionë euro për të lënë të lirë Goncalo Inacio-n. Milan nuk është dorëzuar ende për transferimin e mundshëm të tij, pasi Goncalo Inacio është përforcimi kryesor që ka kërkuar trajneri Ruben Amorim për mbrojtjen. Amorim i ka bërë përfundimisht dalje Fikayo Tomori-t dhe kërkon me patjetër një qendërmbrojtës të ri deri para 1 shtatorit. Në anën tjetër, edhe Barcelona kërkon...