Pirlo: Flitet pak për Brazilin si favorit, Ancelotti do të nxjerrë diçka edhe këtë herë

Pirlo: Flitet pak për Brazilin si favorit, Ancelotti do të nxjerrë diçka edhe këtë herë

13 Qershor 2026 12:24 Alfred Lleshi Ka ardhur koha e Botërorit dhe Andrea Pirlo, në një intervistë për “SportWeek”, ka bërë parashikimet e tij për disa kombëtare. Ai përmend Norvegjinë ose Marokun si skuadra që mund të bëjnë mirë, por që do të përballen me kundërshtarë të nivelit të lartë. Mes favoriteve ai veçon Brazilin e drejtuar nga Carlo Ancelotti: “Është e vërtetë, nuk është Brazili i disa viteve më parë dhe po flitet pak për të. Nuk niset në vijën e parë, por Carlo do të nxjerrë diçka edhe këtë herë. Jam gjithashtu kurioz të shoh Anglinë”. Për lojtarët që do të ndjekë, Pirlo thotë se disa shpërthejnë vetëm gjatë Botërorit, ndërsa të tjerë janë tashmë të konfirmuar, si Lamine Yamal dhe Lionel Messi....