Përgatitjet për Kroacinë e kanë “hutuar” Anglinë, hajdutët u vjedhin takat e pajisje të tjera
Ende pa zbritur në fushë për Anglinë ky Botëror nuk ka nisur në mënyrën më të mirë. “Tre Luanët” në orët e fundit kanë qenë në shënjestër të një grupi hajdutësh, të cilët kanë vjedhur takat e futbollistëve dhe sende të tjera të vlefshme për stërvitje. Ky episod ka ndodhur pasi delegacioni i një herë kampionëve të botës u vendos në kampin e tij bazë. Siç dihet anglezët për disa ditë, pasi u ulën në tokën amerikane, preferuan që të qëndronin në West Palm Beach të Floridas dhe vetëm në orët e fundit u spostuan drejt “Swope Soccer Village” në Misuri ku edhe do të kenë bazën e tyre deri në fund të rrugëtimit në Botëror. Sipas tabloidëve britanikë vjedhja ka ndodhur në Misuri. Ndërsa...
Burimi:
javanews.al