Perez i kritikoi të gjithë, Barcelona replikon pas akuzave për “rastin Negreira”

Perez i kritikoi të gjithë, Barcelona replikon pas akuzave për “rastin Negreira”

13 Maj 2026 8:16 Telesport Siç pritej, gjatë konferencës për shtyp në qendrën stërvitore të Real Madrid, Florentino Perez nuk u kufizua vetëm në kritikimin dhe sulmin ndaj shtypit, por gjithashtu iu rikthye me forcë të ashtuquajturit “rasti Negreira”, një nga çështjet më të diskutueshme në futbollin spanjoll të kohëve të fundit. Perez e quajti hetimin “një skandal të paparë në historinë e futbollit botëror”, duke shkuar deri aty sa të pretendonte se klubit të tij i ishin “vjedhur kampionatet”. Këto deklarata menjëherë rindezën tensionet me Barcelonën, rivalin kryesor të Real Madridit. Dhe përgjigja e klubit katalanas ishte e shpejtë. Në një deklaratë zyrtare të publikuar në faqen e saj të internetit, klubbi “blaugrana” njoftoi se kishte aktivizuar departamentin e saj ligjor për të analizuar...