Përcaktohet kalendari për javën e fundit për Abissnet Superiore Femra. “Final Four” është vendosur, por ndarja ende jo

Përcaktohet kalendari për javën e fundit për Abissnet Superiore Femra. “Final Four” është vendosur, por ndarja ende jo

Kampionati i futbollit të vajzave mbyll këtë javë fazën e rregullt të sezonit 2025/2026. Ndeshjet e javës së 18-të do të luhen të ndara në tre ditë, të premten, të shtunën dhe të hënën. Java e fundit nis të premten me sfidën mes Kinostudios dhe Teutës, që do të luhet në QKS Kamëz në ora 16:30. Të shtunën janë programuar dy takime të tjera, ku spikat përballja mes Vllaznisë dhe Gramshit, në ora 15:00. Ndërkohë, Lushnja do të presë Apoloninë në shtëpi në ora 14:00. Ndeshja përmbyllëse e sezonit të rregullt do të zhvillohet të hënën, me duelin Partizani – Atletik Klub, në ora 17:00. Katër skuadrat që kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën “Final 4” janë përcaktuar, ndërsa java e fundit mbetet vendimtare për renditjen...