Pavarësisht startit zhgënjyes, Dani Olmo mbetet optimist: Mund të arrijmë diçka të madhe
Spanja ka lënë pas krahëve ndeshjen kundër Kepit të Gjelbër, ku barazuan 0-0 në sfidën hapëse të Kupës së Botës 2026. Skuadra e trajnerit Luis de la Fuente luftoi për të thyer mbrojtjen e kundërshtarëve të saj, por pa sukses. Një barazim zhgënjyes që ka ngritur menjëherë pikëpyetje, por lojtarët mendojnë se është e rëndësishme të qëndrojnë të qetë dhe të mos shtypim butonin e panikut ende. Një mesazh të tillë qetësie dhe besimi përcjell Dani Olmo. “E dimë që është një vit shumë i rëndësishëm dhe pas Kampionatit Evropian, mendoj se e gjithë Spanja u kthye nga ne. Ndjesia është se mund të bëjmë përsëri diçka të madhe dhe mendoj se të gjithë e dinë këtë”, tha sulmuesi spanjoll. Më tej, Dani Olmo shtoi: “Kur...
Burimi:
telesport.al