Pas titullit kampion, Inter mposht Lacion në ‘Olimpico’ dhe fiton Kupën e Italisë
Inter për herë të 10-të fiton Kupën e Italisë, edicioni i 79-të. Vetëm Juve ka më shumë,15 Inter fiton Kupën e Italisë për sezonin 2025/26, duke kompletuar një dopietë sezonale. Pasi fitoi Scudetton e njëzet e një zikaltërit mposhtën Lacion 2-0 në Stadio Olimpico në Romë dhe fituan trofeun për herë të dhjetë në historinë e tyre. Në minutën e 14-të: në një goditje nga këndi të ekzekutuar nga Dimarko, Marusiç e gaboi plotësisht ndërhyrjen e tij dhe përfundoi duke e dërguar topin me kokë në rrjetën e tij. Autogoli i malazezit prishi ekuilibrin, me hendekun midis dy ekipeve që u zgjerua edhe më tej në minutën e 35-të: Dumfries rrëmbeu një top i cili më pas i ofroi Lautaros një mundësi që argjentinasi thjesht...
Burimi:
sportiim.al