Pas stuhisë mbi dështimin, Italia zgjedh kreun e ri të futbollit. I pranishëm edhe Armand Duka
Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në cilësinë e Zv.Presidentit të UEFA-s, mori pjesë në Asamblenë e Jashtëzakonshme Zgjedhore të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), ku Giovanni Malagò u zgjodh Presidenti i ri i futbollit italian. Gjatë punimeve të Asamblesë, Presidenti Duka mbajti një fjalë përshëndetëse në emër të UEFA-s, duke përcjellë mesazhin e mbështetjes së institucionit më të lartë të futbollit europian për FIGC-në dhe futbollin italian. Në fjalën e tij, Presidenti Duka përcolli përshëndetjet e Presidentit të UEFA-s, Aleksander Čeferin, duke vlerësuar rolin dhe kontributin e FIGC-së si një nga federatat më të rëndësishme dhe me më shumë ndikim në futbollin europian. “Është një nder i madh t’i përcjell përshëndetjet e UEFA-s kësaj asambleje të jashtëzakonshme. Ju përcjell përshëndetjet nga Presidenti Ceferin....
Burimi:
telesport.al