Partizani U-19 shpallet kampion në Abissnet Superiore dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në UEFA Youth League
10 Maj 2026 17:44 Telesport Partizani U-19 është shpallur kampion i kampionatit “Abissnet Superiore” U-19 për sezonin 2025/2026. Të kuqtë e kryeqytetit e mbyllën sezonin me një tjetër fitore spektakolare, duke triumfuar 7-4 ndaj Laçit në javën e fundit të kampionatit, edhe pse titullin kampion e kishin siguruar një javë më parë. Skuadra e Partizanit U-19 e përfundoi kampionatin në vendin e parë me 41 pikë, ndërsa Laçi U-19 u rendit në vendin e dytë me 34 pikë. Falë këtij suksesi, Partizani U-19 do të përfaqësojë Shqipërinë në arenën europiane të futbollit për të rinj, duke marrë pjesë në kompeticionin prestigjioz UEFA Youth League. Në përfundim të takimit u zhvillua ceremonia e dorëzimit të trofeut dhe medaljeve, ku anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Armando...
Burimi:
telesport.al