Paraqitja e kuqezinjve, Strakosha dhe Pilo shpallen kampionë në Greqi

Paraqitja e kuqezinjve, Strakosha dhe Pilo shpallen kampionë në Greqi

Adriatik BALLA Lojtarët e Kombëtares po shtojnë dozën e punës së tyre në këto javë të fundit të sezonit, duke dashur të përmirësojnë statistikat individuale apo dhe të kapin pozicione më të mira me skuadrat ku luajnë që të kenë mundësinë e ngjitjes një shkallë më lartë në edicionin e ardhshëm. Padyshim që në fundjavën që lamë pas spikatën disa kuqezinj, por më shumë bujë bëri dyshja Strakosha-Pilo, që luajnë me Aekun e Athinës dhe dolën kampionë të Greqisë. Nga ana tjetër, paraqitja e disa lojtarëve tanë që luajnë në Turqi ishte vërtet cilësore, ku më shumë spikatën këtë herë sulmuesit Ernet Muçi dhe Taulant Seferi. Kurse në kampionatin italian dy vëllezërit Shpendi ishin protagonistë me skuadrat e tyre në Serie B. Paraqitja e kuqezinjve...