Paraqitja/ Drilon Hazrollaj bëhet pjesë e Tiranës, klubi e pret me elozhe
Lëvizje e papritur në karrierë për Drilon Hazrollajn. Ish-futbollisti i Malishevës i është bashkuar KF Tiranës në formë huazimi nga FC Rapid 1923. Malishevasi kaloi një sezon aspak të lehtë me Rapidin, ku u transferua për një shifër rekord nga FC Malisheva. “Marrëveshja mes dy klubeve parashikon mundësinë që KF Tirana ta bëjë transferimin e lojtarit përfundimtar në përfundim të periudhës së huazimit, sipas kushteve të dakordësuara”, nënvizojnë mediat sportive që i referohen njoftimit zyrtar të klubit. në fakt, qëndrimi i klubit nëpërmjet një postimi njoftues hedh dritë mbi këtë lëvizje në merkaton e verës. “KF Tirana ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me Drilon Hazrollaj, i cili i bashkohet klubit në formë huazimi nga FC Rapid 1923, me të drejtë blerjeje përfundimtare të...
Burimi:
sot.com.al