Paparaci argjentinas përulet para Leo Messit: Të kam fotografuar kudo, por nuk tregove kurrë pakënaqësi…
19 Qershor 2026 12:02 Alfred Lleshi Jordi Martin, paparaci dhe gazetar i njohur argjentinas, ka nderuar Lionel Messin pas tripletës së tij me Argjentinën në Botërorin 2026, duke e quajtur një nga futbollistët më të mëdhenj në histori. “Ky profesion më ka dhënë shumë gjëra të bukura, njëra prej tyre ka qenë mundësia të fotografoj në shumë raste futbollistin më të mirë në historinë e futbollit. Të kam fotografuar në Barcelonë, Ibiza, Paris dhe Miami. Nuk ke treguar kurrë asnjë grimë pakënaqësie kur më shihje. Faleminderit Leo Messi që vazhdon të na dhurosh magji të gjithëve që e duam këtë sport! Ajo që bëre ndaj Algjerisë është e papërshkrueshme”, – shkroi ai në rrjetet sociale, duke publikuar disa nga fotot e tij gjatë viteve. ...
Burimi:
telesport.al