Operohet dhe humbet botërorin, ylli spanjoll rrëfehet: Jeta dhe futbolli janë mizorë kur nuk e pret
21 Maj 2026 10:34 Telesport Pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen e fundit kundër Real Betis, mesfushori spanjoll Fermin Lopez u detyrua t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale. Ai pësoi një frakturë të metatarsalit të pestë në këmbën e majtë. Mesfushori i Barcelonës iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dje dhe për këtë arsye do të humbasë Kupën e Botës me Spanjën. Lajmi u njoftua nga vetë lojtari në një mesazh në rrjetet sociale. “Operacioni shkoi shumë mirë dhe tani po mendoj të kthehem më i fortë, si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Jeta dhe futbolli janë mizorë kur më pak e pret ose kur më pak e meriton. Duhet të pranosh që gjithçka është pjesë e udhëtimit“, tha Lopez. “Kjo është një kohë shumë e vështirë për...
Burimi:
telesport.al