Oklahoma përmbys Spurs dhe udhëheq 2-1 serinë e finaleve play off në Perëndim
Oklahoma Thunder udhëheq 2-1 serinë e ndeshjeve finale play off në Konferencën e Perëndimit pas fitores 123-108 ndaj San Antonio, në fushën e këtij të fundit. Pas një loje të ekuilibruar në shumicën e kohës, që dhuroi emocione, skuadra mike arrin të shkëputet e fitojë, duke marrë një sukses të rëndësishëm jashtë fushe. Alexander Shai me 26 pikë e 12 asist ishte shënuesi më i mirë për kampionët në fuqi të NBA-së, por edhe një herë lojtarët e stolit të Oklahoma bënë diferencën, nga ku erdhën 61 pikë. Për San Antonio, të gjithë titullarët realizuan mbi 1o pikë, ku më i miri ishte Victor Wembanyama, me 26 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar. Ndryshe nga Thunder, lojtarët e stolit të Spurs realizuan vetëm 23...
Burimi:
telesport.al