Mourinho jep “ok”, Real Madrid “all in” për mesfushorin e njohur
17 Gusht 2026 19:26 Telesport Pasi dështoi për transferimin e Rodri-t, Real Madrid ka filluar nga puna për nënshkrimin e Martin Zubimendit, mesfushorit spanjoll të Arsenalit. Sipas TeamTalk, Mourinho i ka dhënë dritën jeshile Real Madridit për transferimin e mesfushorit 27-vjeçar. Sipas burimit në fjalë, Arsenal është i hapur për të lejuar largimin e Zubimendit, me kusht që oferta të jetë 65 milionë euro. Media angleze zbulon se përfaqësuesit e Zubimendit po analizojnë situatën e futbollistit, i cili ka humbur shumë nga rëndësia e tij në Arsenal, dhe po shqyrtojnë një largim të mundshëm. Zubimendi është profili i duhur për atë që po kërkon Mourinho për mesfushën e “Los Blancos”, por operacioni nuk do të jetë aspak i lehtë.
Burimi:
telesport.al