“Nuk kam ngritur kurrë zërin edhe pse jam shpesh në stol, e di që mund të bëj diferencën sa herë që luaj”

“Nuk kam ngritur kurrë zërin edhe pse jam shpesh në stol, e di që mund të bëj diferencën sa herë që luaj”

Me mbërritjen te PSG në vitin 2023, Gonçalo Ramos e gjeti menjëherë veten përballë konkurrencës së nivelit të lartë. Si pjesë e një skuadre të talentuar, sulmuesi portugez shpesh luante rolin e një zëvendësuesi, por roli i tij nuk shkaktoi kurrë polemika. Pavarësisht thashethemeve për transferim e tij, se ai ishte afër largimit, qendërsulmuesi (i lidhur me klubin parizien deri në vitin 2028) i ka bërë të qarta pikëpamjet e tij mbi menaxhimin e pozicionit të tij dhe konkurrencën brenda klubit, si në Paris ashtu edhe me ekipin kombëtar. Në një intervistë me gazetën “Record”, Ramos theksoi aftësinë e tij për të lënë gjurmë edhe nga stoli: “Unë gjithmonë mund të kontribuoj, gjithmonë ka qenë kështu. Në ekipin kombëtar, Cristiano Ronaldo nuk ka nevojë për...