“Nuk është çështje kontrate”, Carlo Ancelotti zbulon arsyen e vërtetë pse refuzoi Italinë
30 Korrik 2026 19:15 Telesport Carlo Ancelotti ishte një nga emrat e parë të kontaktuar nga Paolo Maldini dhe Leonardo për stolin e Italisë, por 67-vjeçari refuzoi direkt, pasi është totalisht i përfshirë në angazhimin që ka aktualisht si trajner i Brazilit, pavarësisht dështimit në Kupën e fundit të Botës. Duke folur për Pedro Ivo Almeida të ESPN, Ancelotti sqaroi qëndrimin e tij: “Nuk është çështje kontrate; kjo nuk është arsyeja. Është sepse kam një angazhim ndaj CBF-së dhe këtij vendi, sepse ky vend më ka pritur kaq ngrohtësisht gjatë këtij viti të parë. Dua të qëndroj këtu. Dhe e falënderova Federatën Italiane, sigurisht, por dua të qëndroj këtu sepse besoj se është e drejtë dhe e ndershme të qëndroj në një vend që më...
Burimi:
telesport.al